16:45 / 05.03.2020
Fushata për kryetar të Podujevës, Bulliqi viziton Kërpimehun
Kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në ditën e tretë të fushatës zgjedhore, ka vizituar fshatin Kërpimeh.
Ai në takim me banorët është njohur me problemet me të cilat ata përballen.
“Kërpimehu është prej fshatrave më të mëdha të komunës dhe më të lëna pas dore nga administrata komunale. Nesër ne si qeverisje komunale do të angazhohemi maksimalisht, që Kërpimehit t'ia kthejmë lavdin që e kishte dikur dhe krijim të hapësirave publike si fushë sportive, park dhe ndriçim publik”, tha Bulliqi.
Zgjedhjet e 15 marsit në Podujevë mbahen pasi kryetari aktual Agim Veliu dha dorëheqje për të kaluar në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme.























