Bulliqi: Burica dhe Tërrnava me zemër për ndryshim
Kandidati për kryetar të Podujevës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, po vazhdon fushatën zgjedhore në cdo fshat dhe lagje të komunës së Podujevës.
Ai të shtunën qëndroi në fshatin Buricë dhe Tërrnavë, ku u prit nga qindra banorë, të cilët i dhanë mbështetje të fuqishme.
Bulliqi para elektoratit të këtyre dy fshatrave shpalosi programin dhevizionin e tij për udhëheqjen me Komunën e Podujevës.
“Tubimet e sotme në Buricë dhe Terrnavë, shihej atmosferë e përzemërt me qytetarët që kanë vendosur për numrin 12, numrin fitues të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë. Kryetari i ardhshëm i komunës Shpejtim Bulliqi, paraqiti para qytetarëve prioritetet dhe zotimet tona për këtë mandat të mbetur, masat që do t’i ndërmarrim në dobi të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e shtabit të VV-së.





























