Fetahu: Gratë do të kenë përfshirje 50 % në institucionet e Podujevës
BKT
Kosovë

Fetahu: Gratë do të kenë përfshirje 50 % në institucionet e Podujevës

Me rastin e shënimit të 8 marsit- Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga radhët e PDK-së, Naim Fetahu, është zotuar se nën udhëheqjen e tij, gratë do të kenë përfshirje 50 përqind në vendimmarrje.

Fetahu theksoi se në politikat e udhëhequra nga ish-kryetari i Podujevës, gruaja nuk ka qenë në vendin e duhur, e për këtë arsye, ai tha se do të punojë më shumë në këtë aspekt.

Për rolin e gruas foli edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila u shpreh e bindur se programi i Naim Fetahut garanton përfshirje 50 përqind të grave në qeverisje lokale.

Të njëjtin mendim ndan edhe deputetja e po kësaj partie, Besa Ismaili-Ahmeti, sipas të cilës programi i Naim Fetahut ndihmon ngritjen e grave llapjane.

Kumrie Hoti, kryetare e gruas në Podujevë iu bëri thirrje të gjitha grave llapjane të votojnë kandidatin nga radhët e PDK-së, Naim Fetahu për shkak të ndryshimeve që do të sjellë qeverisja e tij.


MË SHUME NGA Kosovë