Krasniqi: Tani është krijuar ideja se kjo qeveri është anti amerikane
Profesori i Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi tha se tani është krijuar ideja se kjo qeveri është anti amerikane.
“LDK-ja është dashur në fillim të qartësojë pozicionin e saj brenda qeverisë. Kurti tani po ndjek kursin e vet, kurse LDK po luan me dy letra dhe besoj se kjo do të konsumohet shpejt, LDK do të detyrohet të marrë një qëndrim të qartë. Diplomacia amerikane e ka teknikën ftohtë-nxehtë, unë kam qenë pjesëmarrës në politikën e viteve 90’ dhe e di se nëpër çfarë sfida ka kaluar Rugova. Fjala vjen në Maj të vitit 1998, në mënyrë ultimative Hollbruk e ka detyruar Rugovën të shkojë në Beograd në takim me Millosheviqin, pa ndërmjetësim ndërkombëtar dhe kjo ka qenë në kundërshtim me politikën e LDK-së. Edhe në rastet e tjera ka qenë kështu, amerikanët ndonjëherë ofrojnë diçka të pakëndshme”, tha ai.
Sipas tij është rrezik që dosja e Kosovës të lihet anash dhe të mos merret kush më me Kosovën dhe pastaj do të ketë pasoja.
Për debatet dhd komunikimet që po bëhen në Kosovë, sidomos në rrjetet sociale, Krasniqi vlerësoi kjo luftë po bëhet më shumë mes PDK-se dhe LDK-së dhe me grupet e ndryshme. “
Për emisarin për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, Krasniqi vlerësoi se ai është i deleguar i presidenti Trump. “Është gabim fatal që bëhen kritika ndaj Grenellit, ai është përfaqësues i presidentit Trump me ingerenca të plota. Kur fler Grenelli flet Amerika, ai nuk shkon me bë referendum dhe me marrë mendimin e qytetarëve amerikan, ata mendimin e qytetarëve amerikan e kanë me votë. Ka fyerje bizare ndaj ambasadorit Grenell dhe bindja ime është se ato nuk kalojnë pa u matur, pra ka një histerizëm anti amerikan dhe nuk jam i sigurt se mund të kalojë pa pasoja për Kosovën”, tha ai.
Ai deklaruar se institucionet e Kosovës duhet të bashkërendojnë punët dhe të punojnë për të mirën e shoqërisë.“Populli është sovran për të zgjedhur, por populli është sovran edhe për të gabuar. Populli kur bën zgjedhjet të gabuar pastaj i ai i vuan pasojat. Populli në këtë mes ka nj lloj amnistie, pasi që vendos kush do të qeverisë, por jo si do të qeveriset. Si do të qeveriset këta që e kanë marrë mandatin ata që i kanë ftuar zgjedhjet. Rivaliteti i Thaçit me Kurtin, siç duket i ka rrënjët më herët për problemet që tani janë”, tha ai në emisionin IMAZH në RTK. Sipas tij Kosova tani pozitën ndërkombëtare e ka shumë të keqe. “Bindja ime është se tani Kosova në pozitën ndërkombëtare ka shumë të keq, dhe çfarë lëvizje të behet drejt dialogut do të jetë jo e favorshme, dhe besoj se Thaçi dhe Kurti e dinë këtë gjë”, tha ai.
Krasniqi vlerësoi se nëse vazhdon të prish marrëdhëniet me SHBA-në, do të jetë shumë keq për Kosovën. “Kosova nuk është pjesë e OKB-së, nuk është pjesë e Bashkimit Evropian. Fuqia që e mban Kosovën si shtet janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse vazhdon ky përkeqësim do të jetë keq për Kosovën dhe shtetësinë e Kosovës”, theksoi ai.
Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, Krasniqi vlerësoi se LDK-ja nuk po ka qëndrim për këtë kohë. “LDK ka pasur tjetër qëndrim edhe në kohën e okupimit. Rugova edhe në kohën e okupimit, ka pasur tjetër pozicion, në kohën e Rambujes, ai i lëshoi udhëheqjen e delegacionit personit nga UÇK-ja (Hashim Thaçit)”, tha ai.
Profesori i Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi, foli edhe për idenë që Serbisë të i jepet dalje në det si kompromis, ide e dhënë nga Ministri Blerim Reka. “Unë besoj se nuk është ide e tij, ose është brenda ndonjë agjende e qeverisë Kurti. Mua s’më pëlqen që po mbahet seancë për këtë punë. Kjo do të rrezikonte Kosovën dhe vet Shqipërinë”, tha ai.
Për mundësinë e arritjes së një marrëveshje mes dy vendeve, Krasniqi vlerësoi se është vështirë të arrihet. “Kemi nj konfuzion që e kemi futur veten. Çdo zgjedhje do të ketë probleme, e vetmja gjë që duhet të ruajë është forcimi i partneritetit me SHBA-në dhe NATO-në. Ne kemi mundësi të fuqizohemi vetëm më një rol, ai është se jemi të vetmit si faktor, anti rus, rol tjetër nuk kemi. Ne mund të humbim këtë rol nëse dëmtojmë marrëdhëniet me ShBA-në”, tha ai.
Krasniqi vlerësoi e taksa është konsumuar si mjet. “Në fillim e kemi përkrahur të gjithë, Kurti e ka frikën nga elektorati. Ai nuk duhet të ketë frik ose nga Haradinaj, ose nga Veseli. Nëse hiqet taksa bie presioni amerikan”, tha ai.























