​Gjilani zbaton plan-veprimin për parandalimin e koronavirusit
BKT
Kosovë

​Gjilani zbaton plan-veprimin për parandalimin e koronavirusit

Komuna e Gjilanit është prapa vendimit të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë për vazhdimin e mësimit dhe respekton vendimin e ekspertëve të kësaj ministrie, të Institutit të Shëndetit Publik, të cilët kanë vlerësuar se nuk ka shqetësime në këtë fazë për virusin Codiv-19.

Kështu ka thënë sot në takimin që ka thirrur në mëngjes, drejtori Nazim Gagica.

Në këtë takim është prezantuar plani i veprimit dhe fokusi kryesor është vendosur në parandalimin e këtij virusi, përmes hapave të shumtë që janë prezantuar për tu ndërmarrë, duke bërë thirrje që të mos bëhet panik, pasi nuk ka asnjë rast të identifikuar me këtë virus në Komunën e Gjilanit.

“Brenda tri ditësh do të bëhet dezinfektimi i të gjitha shkollave të Gjilanit dhe njëkohësisht do të punohet në realizimin e planit të veprimit”, ka thënë drejtori Gagica i cili ka prezantuar pl anin para drejtorëve të shkollave.

Plani i Veprimit i prezantuar nga DKA është formimi i ekipit koordinues për parandalimin e koronavirusit ku përfshihen të gjithë përfaqësuesit e shkollave, caktimi i pikë-kontaktit me MASHT-in, caktimi i grupeve koordinuese nëpër shkolla, caktimi i pikë-kontaktit me DKA-në, caktimi i linjës së komunikimit me QKMF-në.

Gjithashtu do të caktohet linjat e komunikimit mes shkollave dhe prindërve, kujdes i theksuar për pastërtinë nëpër shkolla, gjithashtu DKA, inspeksioni sanitar dhe ai i arsimit raportojnë në baza ditore në MASHT.

Një kërkesë në emër të Komunës për material emergjent do t’i drejtohet ministrisë për furnizim duke përfshirë të gjitha shkollat, Komuna dhe DKA do të bëjë shpërndarjen e materialeve dezinfektuese nga stoqet e veta, furnizimi me ujë nëpër shkolla do të jetë i rregullt gjatë procesit të mësimit.

Në këtë takim kanë marrë pjesë dhe do të je në aktiv në zbatimin e këtij plani preventive edhe KRU “Hidromorava”, Instituti i Shëndetit Publik, Inspektorët e arsimit, inspektorët sanitarë, këshilli i prindërve dhe përfaqësues të tjerë.

Ndryshe në rast të ndonjë vendimi eventual i cili mund të merret nga niveli qendror lidhur me procesin e mësimit do të njoftohen të gjitha shkollat, nxënësit dhe prindërit.


MË SHUME NGA Kosovë