Gurët që lëvizin vet: Fenomeni meteorologjik që kishte çuditur shkencëtarët
BKT
   Kuriozitete

Gurët që lëvizin vet: Fenomeni meteorologjik që kishte çuditur shkencëtarët

Një fenomen meteorologjik që i bën gurët të lëvizin nëpër sipërfaqe të rrafshta, ka nxitur kurreshtjen e shkencëtarëve ndër vite.

Fenomeni është i njohur me emrin “gurët lundrues”.

Fenomeni është studiuar nga shkencëtarët në Kaliforni. Ata kanë thënë se një kombinim i akullit, ujit dhe erës shkakton lëvizjen e gurëve nëpër terrene të rrafshta, duke lënë vazhgat e lëvizjes pas tyre, shkruan Meteo Ballkani.

Lëvizja e gurëve shkaktohet kur copëcat e akullit brenda dhe në sipërfaqen e gurit fillojnë të shkrihen gjatë ditëve me diell. Ato ngrihen gjatë netëve dimërore, e më pastaj edhe me ndikimin e erës dhe shkrirjen e akullit, shkaktohet lëvizja e gurëve deri në 5 metra për minutë.