QKMF në Kaçanik mobilizohet në rast të paraqitjes së virusit “ Korona”
Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik.
Më këtë rast takuan përfaqësues të QKMF-së në Kaçanik, ku u diskutuan masat shtesë që do të ndërmirren, si parapërgatitje në rast të paraqitjes së virusit “ Corona”. Nga ky takim u bë e ditur se një ekip nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kaçanik çdo të tretën ditë bën kujdestari në kufi me Maqedoninë, ndërsa u kërkua që të përcillen udhëzimet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë, si masë preventive për të evituar ndonje rast të mundshëm me këtë virus. Deri më tani nuk ka asnjë rast të paraqitur edhe në Komunën e Kaçanikut me CoronaVirus, i cili është përhapur edhe në vendet e rajonit.























