Peja cakton personin përgjegjës për menaxhim të situatës nga koronavirusi
Komuna e Pejës ka njoftuar se është në gjendje gatishmërie për të menaxhuar me situatën e krijuar me Koronavirus.
Në bazë të njoftimit, janë vendos në gjendje gadishmerie, mjekët, qendrat mjekësore, ekipet mobile, qendra e komunikimit.
Peja person përgjegjës për menagjimin e situates e ka caktuar Petrit Loci, drejtor i Shëndetësisë në komunën e Pejës.
“Kryetari z.Gazmend Muhaxheri së bashku me drejtorët dhe institucionet relavante kanë krijuar trupen vepruese e cila do të jetë gjatë gjithë kohës në gjendje gadishmërie për të menagjuar me situaten e krijuar me Corona Virusin. Janë vendos në gjendje gadishmerie, mjekët, qendrat mjekësore, ekipet mobile, qendra e komunikimit.
Personi përgjegjës për menagjimin e situates është caktuar z.Petrit Loci, drejtor i Shëndetësisë në komunën e Pejës.
Lusim të gjithë qytetarët dhe institucionet e interesuara që për cdo gjë emergjente të kontaktojnë me z.Loci, në numrin 044 473 448 ose email [email protected]”, thuhet në njoftim.























