Gaforrja hajdut: Ju vjedhë pajisjet shkencëtarëve

Gaforrja hajdut: Ju vjedhë pajisjet shkencëtarëve

S’ka dilemë se kur në një ishull të largët u zhduk kamera termale, pjesë e pajisjeve hulumtuese, e dyshuara e vetme mund të ishte vetëm e emëruara përkohësisht gaforrja hajdut.

Kur kamera me vlerë 4 mijë dollarësh u zhduk në ishullin e krishtlindjeve në oqeanin indian, shkencëtarët dyshonin se krimineli është gaforrja e njohur si “gaforrja hajdut”, për shkak të kureshtjes dhe prirjes për kleptomani.

Kjo gaforre mund të rritet deri në një metër gjerësi.

Shkencëtarja Anabelle Dorystein nga Universiteti i Western Sydney tha se kjo nuk është  hera e parë që këto gaforre i turren pajisjeve pasi ajo në shumë raste i ka shpëtuar ato që të mos bine pre e këtij banditi.

“Me pengojnë që prej fillimi të punës në doktoratën time. Kapin dhe zvarrisin kamerat. I vërej dhe vrapoj pas tyre ato i lëshojnë prenë e tyre dhe ikin, por jo edhe këtë herë” tha Anabelle.

Kur kishte arritur të vidhte kamerën termale, hajdutin e zbuluan gjurmët që kishte lënë në vend të krimit.

“Gaforrja kishte shqyer kabllot, liruar kamerën nga mbajtësja dhe e kishte tërhequr drejt pyllit” tha Anabelle që ekipin e saj kot e kishin gjurmuar hajdutin që mori kamerën kot me orë të tëra.

Ekspertët thonë se karakteristikë e këtyre gaforreve është kureshtja për objekte që i vjedhin i zvarrisin diku ku mund t’i studiojnë thellësisht.


MË SHUME NGA Kuriozitete