Malisheva mbajti mbledhje urgjente për masat parandaluese ndaj Covid 19
BKT
Kosovë

Malisheva mbajti mbledhje urgjente për masat parandaluese ndaj Covid 19

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sonte kishte thirrur një mbledhje urgjente të Shtabit Komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 dhe zbatimin e masave parandaluese ndaj këtij virusi.

Në këtë takim, ishin të prezent edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Begaj deklaroi se kujdesi i shtuar zvogëlon rastet e mundshme të infektimit.

“Ne kemi menaxhuar edhe sfida tjera me viruse, siç është EHKK, por pikërisht për shkak të kujdesit të shtuar, kemi arritur ta mundim atë virus, dhe besoj se edhe këtë situatë do ta menaxhojmë mirë, por ju bëj thirrje të gjithëve për kujdes të shtuar, por të mos bëjnë panik”, tha Begaj.

Sipas njoftimi të Komunës, nga ky takim, u vendos që të zbatohen në përpikëri të gjitha vendimet e organeve kompetente shtetërore, të cilat u morën sonte, për pezullimin e aktiviteteve të caktuara, përfshi restorantet, kafiteritë, tregjet, qendrat tregtare, e po ashtu edhe administrata të punoj me staf të kufizuar.

Inspektorati dhe Policia e kësaj komune do të jenë 24 në shërbim për mbikëqyrjen e zbatimit të vendimeve për masat parandaluese.


MË SHUME NGA Kosovë