Hoxha takoi ministrin Bislimi dhe nënkryetarin e Komisionit, Ramadani
BKT
Kosovë

Hoxha takoi ministrin Bislimi dhe nënkryetarin e Komisionit, Ramadani

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së Fadil B.Hoxha, sot është takuar me Ministrin e Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimin dhe Nënkryetarin e Komisionit për Administratë Publike. Qeverisje Lokale dhe Media, Valon Ramadanin.

Në kuadër të këtij takimi Kryetari Hoxha, shprehu shqetësimin rreth gjendjes së rëndë financiare të RTK-së.

Kryetari Hoxha, kërkoi nga Ministri Bislimi dhe Deputeti Ramadani, që RTK ta ketë përkrahjen financiare të Qeverisë dhe të Kuvendit, deri në zgjidhjen përfundimtare të financimit të pavarur i cili duhet të bëhet me urgjencë, si parakusht për të operuar lirshëm dhe për ta përmbushur misionin e Transmetuesit Publik.

Gjithashtu, sipas Hoxhës, Kuvendi dhe Qeveria duhet ta zgjidhin çështjen e pronës dhe të objektit të Transmetuesit Publik, në mënyrë që të punësuarit e RTK-së të kenë kushte dinjitoze pëgjatë ushtrimit të profesionin e tyre.


MË SHUME NGA Kosovë