Artisti ndriçon malet irlandeze me 1000 drita blu dhe jeshile

Artisti ndriçon malet irlandeze me 1000 drita blu dhe jeshile

Një artist ka ndriçuar mallet në Irlandë për ditën e Shën Patrikut, teksa festimet u anulluan për shkak të frikës së koronavirusit.

Artisti finlandez, Karil Kola, ndriçoi mallet në Konemara, Irlandë, në ngjyrat tradicionale të ditës, blu dhe jeshile.

Vepra e tij përbëhej nga 1000 drita, të cilat reflektohen mbi një nga liqenet e Irlandës, Lough Na Fuaiche.

Puna e tij, e quajtur Savage Beauty, zgjatej për 5 km përgjatë maleve Konemara.

Eventi supozohej të ndiqej nga publiku, nga e diela në të martën, por kjo u anullua. Irlanda anulloi gjithashtu paradën e përvitshme që bëhet në rrugët e Dublinit, në frikën e përhapjes së sëmundjes.


MË SHUME NGA Kuriozitete