Malisheva redukton punën në administratë komunale
BKT
Kosovë

Malisheva redukton punën në administratë komunale

Komuna e Malishevës ka marrë vendim të reduktojë stafin e saj në maksimum dhe pezullimin e të gjitha aktiviteteve në kuadër të masave të zbatimit të vendimeve qeveritare me qëllim të parandalimit të COVID-19.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka takuar kryesuesin e KK të Malishevës, Rrahim Morina dhe përfaqësuesit e subjekteve politike në kuvend, të cilët janë njoftuar me situatën e krijuar dhe më pas është mbajtur edhe takimi i shtabit për menaxhimin e situatës me COVID-19.

Me këtë rast qytetarëve u është bërë apel që të mos vizitojnë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ndërsa për rastet e dyshuara me COVID-19, të thërrasin urgjencën në Malishevë dhe ekipet shëndetësore do t’i vizitojnë në shtëpi dhe t’iu ofrojnë ndihmën e nevojshme.

Po ashtu, iu bëhet thirrje kompanive furnizuese, që t’i kontaktojnë personat përgjegjës për furnizim me medikam ente dhe ushqime, për të lejuar futjen e tyre në Malishevë, pasi kjo e fundit është në karantinë të plotë.

Për furnizim me mallra ushqimore, kompanitë luten ta kontaktojnë Valon Mazrekun, drejtor për Financa, në numrin e telefonit 044 233 886, ndërsa për furnizim me barna drejtorin e Shëndetësisë, Liridon Hoti, në numrin e telefonit 045 976 170.


MË SHUME NGA Kosovë