​Nuk ka ende të infektuar me koronavirus në Drenas
BKT
Kosovë

​Nuk ka ende të infektuar me koronavirus në Drenas

Komuna e Drenasit ka njoftuar se ende nuk është regjistruar asnjë rast me koronavirus në këtë qytet, por as në fshatrat e kësaj komune.

Përmes një komunikate për media kjo komunë ka kërkuar që të mos krijohet panik, por të shtohet kujdesi.

Në media është raportuar se një person i dyshuar është dërguar për në QKUK në Prishtinë si i dyshuar me koronavirus, ndaj ftojmë të gjithë qytetarët të mos krijojnë panik, sepse nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me virusin COVID-19 në Drenas. Ftojmë mediat dhe qytetarët, të mos krijojnë panik pa nevojë dhe pa burime të konfirmuara.


MË SHUME NGA Kosovë