Komshinjtë urojnë për ditëlindje 80 vjeçaren e mbyllur në shtëpi

Komshinjtë urojnë për ditëlindje 80 vjeçaren e mbyllur në shtëpi

Janë pikërisht momentet më të vështira në jetën tonë ato që nxjerrin më të mirën tek ne. Ato që tregojnë se mirësia nuk ka vdekur në këto ditë të zymta dhe të mbushura me frikë për shkak të një virusi që po merr jetën e qindra njerëzve.

Një video me të vërtetë emocionuese është filmuar në Spanjë dhe ka bërë xhiron e botës, ku një komshi zemërmirë është kujtuar për ditëlindjen e fqinjës së tij 80 vjeçare, e cila qëndron e vetme në shtëpi dhe e izoluar për shkak të koronavirusit.

Djali troket në derën e të moshuarës, ku ka lënë një tortë me qiri ndezur dhe në momentin që ajo del e gjithë lagjia që ka dalë në dritares dhe i këndon asaj këngën e ditëlindjes.


MË SHUME NGA Kuriozitete