31-vjeçari thyen masat ndaj koronavirusit, po luante “Pokemon GO” në rrugë!

31-vjeçari thyen masat ndaj koronavirusit, po luante “Pokemon GO” në rrugë!

Katër vite më parë, loja “Pokemon GO” çmendi të rinjtë, por jo vetëm, në mbarë botën, por duket se ka ende edhe sot, në kohë pandemie, persona që e luajnë këtë lojë.

Policia, në Komo të Italisë, ka ndaluar një 31-vjeçar në rrugë, pasi kishte thyer karantinën.

Arsyeja pse kishte dalë 31-vjeçari? Po luante “Pokemon GO” me tabletin e tij. Patrulla e policisë i kishte kërkuar atij të tregonte certifikatën që justifikonte daljen tij, por ai ishte përgjigjur se ishte në kërkim të pokemonëve!

Në vitin 2016, pati edhe raste kur persona që luanin këtë lojë humbën edhe jetën në ndjekje të krijesave virtuale.


MË SHUME NGA Kuriozitete