Këto janë baret më të çuditshëm në botë

Këto janë baret më të çuditshëm në botë

Përveç plazheve të bukura pushim e bëjnë edhe më të veçantë argëtimet e ndryshme. Baret apo jeta e natës janë një pikë kyçe e pikave turistike. Në këtë artikull do ju prezantojmë me disa prej bareve më të veçanta në plazhet e botës, të cilët do ju lënë pa fjalë me vetëm një vizitë.

buza bar fiji UNREALBARS0916 768x480


1 – Buza Bar në Dubrovnik, Kroaci – Një bar i pozicionuar në shkëmbinjtë e detit i cili do ju bëjë të përjetoni një ndjesi të re gjatë konsumit të kafes në mëngjes, apo një pije freskuese gjatë orëve të pasdites. Shumë turistë që vizitojnë plazhin ndalen me patjetër në këtë bar.

sky bar thailand bangkok UNREALBARS0916 0 768x480


2 – Sky Bar në Bangkok, Thailand – I vendosur në një lartësi të madhe të qytetit, ai konsiderohet si një pre tarracave më të larta në të gjithë botën. Bari ofron pamje të jashtëzakonshme dhe aty është zhvilluar edhe një prej skenave të filmit “The Hangover part 2”.

cloud bar fiji UNREALBARS0916 1

3 – Cloud 9 në ishujt Mamanuca – Një bar shumë romantik i cili ju ofron mundësinë e konsumit të një dreke apo një pije në zona private të pozicionuara sipër detit, të cilat janë të gjitha të bëra me dru. Do të ndiheni si në qiellin e 9, ndaj e ka marrë edhe emrin.

cova den xoroi unreal0916 768x480

4 – Cova D’en Xoroi në Menorca, Spain – Ky bar i ofron turistëve dhe atyre që e frekuentojnë ushqime të mrekullueshme dhe pije ekzotike, por më e rëndësishmja është pamja magjike që i shoqeron ato.

sunland boab bar UNREAL0916 768x480

5 – Sunland Boab Tree Bar në Limpopo, Afrikë e Jugut – Ky bar mund të jetë edhe më i veçanti në listë, pasi ndodhet brenda një peme të baobabit. Pema qindra vjeçare është kthyer në një atraksion turistik të veçantë ku shumë turistë kërkojnë ta vizitojnë këtë vend./Opinion.alMë të vizituara.


MË SHUME NGA Kuriozitete