`Telekom Srbija”,largon nga rrjeti kabllor në veri, RTV `Mir`
Shoqata e transmetuesve të pavarur në gjuhën serbe në Kosovë "TV Mreža" proteston për largimin e RTV Mir nga rrjeti i operatorëve kabllorë në veri të Kosovës dhe kërkon nga kompania MTS d.o.o që të përfshijë me urgjencë RTV Mir në rrjetin shpërndarës të operatorëve kabllorë në veri të Kosovës.
Konsiderojmë se veçanërisht në këtë kohë, kur Kosova është prekur edhe nga epidemia e korona virusit, është më se e nevojshme që popullata lokale në veri të Kosovës të informohet në kohën e duhur për masat mbrojtëse në luftën kundër korona virusit.
TV Mreža, e përbërë nga RTV Herc në Shtërpcë, RTV Puls në Shillovë, TV Most në Zveçan, RTV Mir në Leposaviq dhe Produksioni NEW - PRESS në Çagllavicë, rikujton publikun se njëri nga anëtarët e këtij rrjeti, RTV Mir, është çkyçur nga rrjeti i provajderëvë kabllorë në Kosovë me 3 janar të vitit 2020 dhe së fundmi këtij mediumi i është shkëputur edhe Interneti.
Kjo ndodhi pasi MTS d.o.o nga Mitrovica e Veriut, një nënkompani e “Telekom Srbija”, bleu shpërndarësin më të madh kabllor në veri të Kosovës, “VGN” në Mitrovicën e Veriut, si dhe provajderin kabllor “Impuls” në Leposaviq.
TV Mreža gjithashtu u bën apel të gjitha institucioneve përkatëse në Kosovë, organizatave ndërkombëtare, e në veçanti Komisionit të Pavarur për Media që të ushtrojë të drejtën dhe rolin e vet ligjor dhe të veprojë në pajtim me ligjin dhe të mbrojë lirinë e mediave.























