AVONET: Merrni shembull Ferizajn për mbrojten e qytetarëve nga COVID-19
AVONET rekomanojnë komunat e tjera që të marrin shembull Ferizajn sa i përket mbrojtjes nga virusi COVID-19.
"Shembullin se si po vepron Komuna e Ferizajt është për çdo lavdatë. Këto masa që po merr Komuna e Ferizajt, konkretisht shtabi emergjent i udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu është një model si për pushtetin qendror dhe shumë komuna!
Pastrimi, dezinfektimi i hapësirave publike dhe rrugëve, dezinfektimin e objekteve publike dhe atyre fetare, mbyllja e tregjeve, furnizimi i shkollave me materiale higjienike, krijimi i ekipit lëvizës emergjent të mjekëve për të intervenuar në raste të dyshimta, kontrollet e vazhdueshme të bizneseve nga Inspektorati për ta mbrojtur xhepin e qytetarëve nga rritja e çmimeve, bashkëpunimi me kryetarët e fshatrave e lagjeve për këtë situatë e sot edhe ndalimi i grumbullimit të qytetarëve nëpër parqe që të shmanget shpërndarja e virusit janë shembull i bashkëpunimit ndërinstitucional mes profesionistëve shëndetësor, Policisë së Kosovës, akterëve të tjerë dhe Komunës së Ferizajt.
Ferizaj është shembulli që sugjerojmë ta ndjekin institucionet qendrore e komunat sesi veprohet në raste të tilla.
Edhe pse në Ferizaj dhe rrethinën e saj nuk ka asnjë të infektuar deri më tani, poashtu një falenderim është edhe për qytetarët e kesaj komune për diciplinen e respektimin e udhëzimeve nga institucionet e shtetit.
Mirënjohja, lavdërimi e përgëzimet i takojnë sot, Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, shtabit emergjent, mjekëve, policëve, anëtarëve të shtabit nga Komuna e Ferizajt e të tjerëve që nuk po kursehen në asnjë rast për të ndihmuar qytetarët në këto ditë të emergjencës në shëndetit publik.
Kujdes të shtuar, por jo panik!" thuhet në komunikatë.























