08:57 / 21.03.2020
Pas 48 orësh punë, infermierja gjen supermarketin bosh dhe ngel pa ngrënë
“Mjaft e bëtë këtë, ju lutem, sepse njerëz si puna ime janë ata që kujdesen për ju kur jeni të sëmurë”!
Një infermiere nga New York e rraskapitur i është lutur njerëzve të ndalojnë së bleri sende ushqimore dhe sende të tjera me tepricë dhe të panevojshmë dhe të mendojnë edhe për nevojat e njerëzve të tjerë, transmeton oranews.
Ajo pas 48 orësh në punë të lodhura në spital shkoi të blinte fruta dhe perime në supermarketin më të afërt me shtëpinë e saj dhe e gjeti bosh. Nuk kishte më asnjë ushqim nëpër rafte.























