Nervozohet Hasani: Karantina të mos shërbejë për t`i ofenduar shtimjanët
BKT
Kosovë

Nervozohet Hasani: Karantina të mos shërbejë për t`i ofenduar shtimjanët

Ndihmësi i kryeministrit për Gjeneratën e Re, Avdullah Hasani, i emëruar në kohën e ish kryeministrit Haradinaj, njëherësh ish shef i dorëhequr i Task -Forcës Anti Drogë, përmes një postimi në rrjetin social në "FaceBook", ka reaguar lidhur me krahasimet sipas tij jo humane dhe jo njerëzore ku krahasohet çfarëdolloj problemi shëndetësor apo jetësor nga karantimi, për të shërbyer si tallje me Shtimen dhe qytetarët e saj, vetëm pse në ketë qytet rastis të jetë Shtëpia e Trajtimit dhe Rehab

Hasani nëpërmes statusit të tij ka kërkuar që të mos i ofendohen qytetarët e Shtimes.

Postimi i plotë i Hasanit

Absolutisht , është e PAPRANUSHME, jo etike dhe jo humane ta krahasosh çfarëdolloj problemi shëndetësor apo jetësor nga karantimi, për të shërbyer si tallje me Shtimen dhe qytetarët e saj, vetëm pse në qytetin tonë rastis të jetë Shtëpia e  Trajtimit dhe Rehabilitimit.

E fatkeqësisht,  bazuar në situatën aktuale të karantimit,  lloj lloj personash,  disa prej tyre të vetëquajtur “VIP”-a, në shumë postim të tyre ironizojnë me Shtimen, madje duke kaluar dhe në pozhorativ.


MË SHUME NGA Kosovë