Piloti me aeroplanin e tij u vizatoi një porosi në qiell:‘Rrini në shtëpi`

Piloti me aeroplanin e tij u vizatoi një porosi në qiell:‘Rrini në shtëpi`

Ky pilot fluturoi në hapësirën ajrore të Austrisë të hënën dhe shfrytëzoi rastin që të dërgonte një porosi për këdo që po e monitoronte vijën e fluturimit të ti: Rrini në shtëpi.

Aeroplani me një motor- modeli Diamond DA40, sipas Flight Aware- u nis nga aeroporti Wiener Neustadt për një fluturim që zgjati 24 minuta mbi hapësirën ajrore në Austrinë juglindore para se të zbriste në Graz.

Në atë kohë të shkurtër piloti kishte arritur të shkruante porosinë e tij, dy fjalë me porosi të qartë, me gjasë si përgjigje për udhëzimet e lëshuara nga qeveria austriake që banorët të qëndrojnë në shtëpi përveç atyre që kanë punë esenciale, apo për të u furnizuar me ushqim apo ilaçe.

Me 15 mars qeveria austriake kishte udhëzuar kundër mbledhjeve publike të më shumë se 5 personave, Restorantet e baret ishin mbyllur për të parandaluar përhapjen e COVI-19.

Të premten në Austri ishin raportuar më shumë se 2300 raste me COVID-19 dhe gjashtë vdekje.


MË SHUME NGA Kuriozitete