‘Gurët e gjallë’ të Rumanisë: Rriten dhe shumohen sa herë që bie shi

‘Gurët e gjallë’ të Rumanisë: Rriten dhe shumohen sa herë që bie shi

Në natyrë ka fenomene të habitshme dhe shumë të çuditshme, të cilat edhe na bëjnë të mendojnë shumë se si është e mundur të ndodhë një gjë e tillë.

Shembull interesant janë edhe gurët e quajtur ‘Trovanti’. Këta gurë mund të duken të thjeshtë, por në fakt ata rriten, marrin frymë dhe lëvizin. Ky fenomen është vërejtur dekada më parë në qytetin e Kostestit dhe tash e disa vite po del të jetë atraksion për njerëzit.

Emri i tyre ‘Trovanti’ vjen nga rumanishtja që do të thotë ‘gurët që rriten’. 

Kur krahasohen me gurët normal, ‘Trovantët’ nuk paraqesin shumë dallime fizike, mirëpo përveç që janë ‘të gjallë’ dhe lëvizin. Lloji i këtyre gurëve gjendet në Rumani dhe Rusi.

Ndërkaq vite më parë shkencëtarët kishin vendosur që të hapin gurët dhe aty vunë re se brenda tyre janë rrathët e ngjashëm, me ato të pemëve. Në këtë mënyrë shkencëtarët arritën të përcaktojnë se ata datojnë prej 6 milionë vitesh.

Ata besohet se janë formuar nga aktiviteti sizmik në këtë rajon dhe madhësia e tyre shkon nga disa centimetra deri në 10 metra lartësi dhe veçantia e tyre është se ata janë të aftë të ‘riprodhohen’. 

Falë efektit të ujit, shtresa e jashtme e gurit zë lagështi e ndërsa uji depërton brenda tij, krijon kripëra minerale. Me t’u njomur, bymehen duke ushtuar presion mbi sipërfaqen, që nis të zgjerohet, duke krijuar ndjesinë se guri është rritur. Ndonjëherë, rritja shkakton thyerjen e gurit, duke çuar në krijimin e një të riu.

Aktualisht të gjithë gurët janë nën mbrojtjen e UNESCO’s, pasi edhe janë shpallur trashëgimi e njerëzimit.


MË SHUME NGA Kuriozitete