07:56 / 24.03.2020
Aliu: Kemi marrë masa në nivelin lokal në luftën ndaj COVID-19
Kryetari i komunës së Ferizajit, Agim Aliu, tha se menaxhimi i situatës në luftën ndaj COVID-19 ka ecur sipas planit që e kanë bërë.
"Ne kemi marrë masa në nivelin lokal. Deri më tani nuk kemi asnjë të i infektuar, kemi një por ai nuk nuk ka pasur asnjë kontakt me qyterarët tanë", tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Aliu vlerësoi se duhet të merren vendime që të jenë ndihmesë ekonomike për qytetarët e Kosovës. Sipas tij humbjet ekonomike do të jenë të mëdha për biznesin.
"Ne së bashku me bizneset e Ferizajt do ndihmojmë familjet që kanë nevojë", tha ai. Aliu tha se shërbimet mjekësore janë të kufizuara në disa llmi, pasi që i gjithë angazhimi shkon në luftën ndaj pandemisë.























