Astronautët i “shpëtojnë” koronavirusit

Astronautët i “shpëtojnë” koronavirusit

Kush nuk ka menduar, gjatë këtyre ditëve, se sa mirë do të ishte të zhdukeshim për ca kohë nga e gjithë kjo frikë dhe mërzi e shkaktuar nga koronavirusi? Disa munden.

Pothuajse të gjitha aktivitetet ekonomike, kulturore dhe sociale po bllokohen nga frika e COVID-19, një masë kjo që tashmë po përfshin çdo vend të botës që është i prekur nga virusi vrastarë.   

Por ka disa përjashtime, dhe padyshim eksplorimi i kozmosit është njëri prej tyre. Misioni i agjencisë hapësinore NASA dhe ajo ruse nuk ndërpriten as në këto momente të vështira për të gjithë, madje quhen aktivitete të domosdoshme për qeveritë e tyre. Dhe për pak ditë, tre astronautë të tjerë do të dërgohen me sondën Soyuz në hapësirë, pikërisht në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për amerikanin Chris Cassidy dhe rusët Anatoli Ivanishin dhe Ivan Vagner, që do t’i shtohen tre astronautëve të tjerë që ndodhen aty, amerikanët Jesica Meir dhe Andrew Morgan, dhe rusit Oleg Skripochka.

Misioni i tyre do të zgjasë deri në tetor, dhe deri në atë moment tre rusët dhe tre amerikanët do të jenë njerëzit e vetëm që mund të rrinë të qetë nga makthi koronavirus.

“Zemrat tona janë afër të gjithë njerëzve që po përballen me ketë krizë”, deklaron njëri prej tyre, Chris Cassidy, që krizën do ta “shohë” 400 kilometra nga Toka.

“Jemi shumë kuriozë për të parë si do të jetë bota që njohim kur të kthehemi në Tokë në tetor, ju urojmë fat”, shton ai. Edhe ne jemi shumë kuriozë, dhe jo pak, dhe ndërkohë do të dëshironim të gjithë të kishim “fatin” e këtyre astronautëve gjatë kësaj periudhe.

 

 

 

 

 

 


MË SHUME NGA Kuriozitete