“Ekohigjiena” apel qytetarëve të Gjilanit: Paguani faturat e mbeturinave

“Ekohigjiena” apel qytetarëve të Gjilanit: Paguani faturat e mbeturinave

Ekohigjiena apel qyetarëve të Gjilanit  që të paguajnë faturat e Kompania për  grumbullimin e mbeturinave Ecohigjiena në Gjilan u ka bërë apel qytetarëve që të paguajnë fakturat e bërllogut.

Në njoftim thuhet se pavarësisht gjendjes pandemike me Coronavirus qytetarët duhet të paguajnë faturat në mënyrë që të vazhdohet funksionimi i shërbimeve bazike për qytetarë.

“Virusi Covid19 është duke na sjellë të gjithëve kufizime dhe vështirësi të mëdha. Për të ju shmangur përhapjes së madhe dhe rasteve të rënda si në Itali e shumë vende të tjera në botë, higjiena në këtë rast është jashtëzakonisht e rëndësishme. Mbi të gjitha, kjo përfshin edhe mbledhjen e rregullt të mbeturinave dhe deponimin e tyre.

Kjo situatë e tanishme Eco-Higjienës do t‘i shkakton vështirësi të mëdha në pagesë të pagave dhe përmbushje të obligimeve ndaj të tjerëve dhe do të rrezikohet kryerja e shërbimit të rregullt të bartjes së mbeturinave, thotë drejtori i kompanisë, Senad Ramaj, sepse shumë kompani dhe aktualisht edhe qytetarët nuk po paguajnë tarifat e tyre të mbeturinave për kundër apeleve tona.

Jemi më se të vetëdijshëm se vendi ynë është duke kaluar nëpër vështirësi të mëdha. Në këtë situatë secili duhet dhënë kontributin e vetë për të tejkaluar vështirësitë sa më lehtë.

Jemi duke punuar në bore e shi edhe në të ftohtë dhe në vapë të madhe që pëlcet kaptinën.

Pra, ne jemi duke dhënë kontributin tanë, me mundësit që kemi. Ne nuk themi se jemi të pamposhtur si ndërmarrje dhe si punëtorë që punojmë këtu. Por, kemi për tu mposhtur nëse nuk do të jemi të pa përkrahur dhe na leni të vijmë në limitin e forcave dhe kapaciteteve tona. Punëtorët tanë do të kenë shumë të vështirë të arsyetohen pranë të dashurve të tyre pse nuk janë në gjendje të sigurojnë gjërat elementare jetësore apo ilaçet jetike. Ne nuk jemi duke kërkuar lëmoshë, por hakun e punës së kryer, e kjo të nuk është turp. Haku jonë janë TARIFAT, të dashur qytetarë dhe të nderuar klientë për punën që po e kryejmë me ndere e pa zë.

Ne duam të japim kontributin tonë në të mire të higjienës dhe shëndetit publik. Prandaj jepni edhe ju kontributin e juaj duke paguar TARIFAT, në mënyrë që të ruajmë këtë shërbim vital publik për të gjithë qytetarët”.


MË SHUME NGA Nacionale