Rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm në lagjen “Tasligje” të kryeqytetit

Rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm në lagjen “Tasligje” të kryeqytetit

"Sanim pas sanimi, edhe kësaj here ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit me një punë disaorëshe, para pak çastesh arritën që të sanojnë defektin në gypin e ujit në lagjen ” Taslixhe” në Prishtinë”.

Kështu, Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina njofton se furnizimi me ujë të pijshëm iu rikthye konsumatorëve të zonës .

“Edhe pse punë e gjatë , e lodhshme, që nevojitet plot energji, atyre në asnjë moment nuk u mungon vullneti dhe dëshira që t’u dalin në ndihmë konsumatorëve”, thuhet në komunikatën dërguar mediave.