Sot asnjë rast i shënuar me COVID-19 në Komunën e Malishevës

Sot asnjë rast i shënuar me COVID-19 në Komunën e Malishevës

Komuna e Malishevës i është gëzuar faktit që gjatë ditës së sotme në raportin e fundit të publikuar  nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, asnjë rast i shënuar me koronavirus nuk i përket kësaj komune.

“Ky përbën një lajm shumë të mirë për Malishevën, pasi bëhet fjalë për mbi 50 mostra të cilat janë analizuar dhe të gjitha kanë rezultuar negative”.

“Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vet drejtori i IKSHP-së, Dr. Naser Ramadani, në një bisedë telefonike me nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha”.

“Në mesin e mostrave, ishin edhe punëtorët shëndetësorë të QKMF-së në Malishevë dhe ky përbën lajm të mirë për Malishevën”.

“Në emër të shtabit komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19, nënkryetari Hajdin Berisha, u bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, pasi ato janë e vetmja armë e suksesshme për ta luftuar këtë pandemi që e ka kapluar tërë botën”, thuhet në komunikatën për media.