Gjini kërkon nga Qeveria që urgjentisht ta heqë kufizimin e lëvizjes

Gjini kërkon nga Qeveria që urgjentisht ta heqë kufizimin e lëvizjes

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta heq vendimin për ndalimin e qarkullimit.

I pari i Gjakovës, Ardian Gjini, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, që në mënyrë urgjente ta heq vendimin që e ndalon qarkullimin e qytetarëve.

Sipas tij, ky është një vendim tepër i gabuar pasi që po krojon turma të njerëzve dhe në këtë mënyrë po rrezikohen ata nga përhapja e virusit COVID-19, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Gjinit, pa ndërhyrje:

Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht, sonte, ta heqë vendimin për ndalim qarkullim gjatë ditës.

Ky vendim po del të jetë tepër i gabueshëm.

Në orët kur lejohet lëvizja po ka turma të njerëzve që vrapojnë për t’u furnizuar apo kryer obligime tjera.

Urgjent ju lutem.


MË SHUME NGA Nacionale