09:28 / 27.03.2020
Shtimja do të ndajë 100 mijë euro për të parandaluar pandeminë
Edhe Komuna e Shtimes ka marrë masa për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit në këtë komunë.
Naim Ismajli, kryetar i komunës së Shtimes, tha se kjo komunë është e mobilizuar për menaxhimin në mbrojtjen nga pandemia e koronavirusit.
"Jemi mobilizuar si komunë, por një problem e kemi pas orarit të orës 16, me fluksin për furnizim, unë ftoj qytetarët të mbajnë distancë sociale", tha sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Deri më tani në Shtime është një rast me koronavirus.l ql ka dalë pozitiv dhe i cili tani është në Klinikën Infektive.
Sipas tij QKMF është e furnizuar "Ne si komunë do të ndajmë 100 mijë euro për nevoja në luftën ndaj pandemisë", theksoi ai.























