09:39 / 27.03.2020
`Pastrimi`, rrezikohet të funksionojë nga mos pagesa e faturave
Menaxhimi i mbeturinave në kryeqytet dhe komunave tjera përreth po vazhdon normalisht, por një problem po haset në mbledhjdn e të hyrave.
Kryeshefi i Kompanisë "Pastrimi", Burim Kelmendi tha se puna ka vazhduar e zakonshme.
"Ne vazhdojmë punën, ka rritje të nbeturinave, brenda dite marrin mbi 500 tonë mbeturina. Një problem është rënia e inkasimi që rrezikon direkt pagat e punëtorve. Ka pas një keçkuptim që të mos paguhen, apo pezullohet pagesa e faturave. Ne funksionojmë nga të hyrat", tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai beri me dije se kanë 700 punëtorë në 7 komuna."Ne kërkojmë përkrahje nga qeveria, pra kërkojmë subvencionim për pagat e punëtorëve", tha ai.























