I gjithë personeli shëndetësor në Gjakovë rezulton negativ në COVID-19

I gjithë personeli shëndetësor në Gjakovë rezulton negativ në COVID-19

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës, Hilmi Shala, konfirmoi se personeli mjekësor në këtë institucion është testuar sot dhe rezultatet janë negativ.

Për arsye se dy infermierë të këtij spitali dolën pozitiv me COVID-19, kishte frikë se ky numër mund të rritej në mesin e personalit mjekësor, duke i detyruar shumë prej tyre të vetizoloheshin.

Megjithatë, tashmë lajmi i mirë ka ardhur nga kjo komunë duke i qetësuar të gjithë.

“I gjithë personeli shëndetësorë që janë testuar sot kanë rezultuar negativ”, tha Shala.