Ndihmohen 100 familje me kushte të vështira ekonomike në Deçan

Ndihmohen 100 familje me kushte të vështira ekonomike në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me dije se sot kanë bërë shprëndarjen e pakove higjienike dhe ushqimore për 100 familje me kushte të vështira ekonomike, në Komunën e Deçanit.

Ai ka thënë se ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

“Ky aksion është donacion nga Komuna e Deçanit në bashkëpunim me UNCF, të cilët i falenderojmë për përkrahjen”, ka deklaruar Ramosaj.