Këto janë barnatoret që kujdestarojnë sot në kryeqytet

Këto janë barnatoret që kujdestarojnë sot në kryeqytet

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar cilat do të jenë barnatoret që do të qëndrojnë të hapura sonte pas orës 17:00 në kryeqytet

“Pesë barnatoret e mëposhtme punojnë sonte edhe pas orës 17:00, për çdo rast urgjent që mund të kenë qytetarët”, ka shkruar Tahiri në Facebook, duke ia bashkangjitur foton:

Ndërkohë Tahiri të shtunën ka njoftuar se pas vendimit të ri të Qeverisë, për ndryshimine  orarit të lëvizjes, barnatoret në Prishtinë do të punojnë me rotacion.

“Me vendimin e ri, kufizohet edhe orari i punës së barnatoreve deri në ora 17:00. Por, pas kësaj ore, do të ketë barnatore kujdestare çdo natë, me rotacion.  Listat e kujdestarive të tilla do t’i publikojmë, për dy arsye: 1. Ta dinë qytetarët se ku mund të furnizohen pas orës 17:00; 2. Të na njoftojnë neve si Inspekcion, ose Policinë, në rast se shohin barnatore tjera të hapura përtej orarit”, ka theksuar Tahiri.


MË SHUME NGA Nacionale