eMësimi - orari dhe përmbajtja për javën e ardhshme 30 mars - 3 prill

eMësimi - orari dhe përmbajtja për javën e ardhshme 30 mars - 3 prill

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ka bërë të ditur orarin e platformës e-Mësimi për javën e ardhshme 30 mars - 3 prill, në të cilin ofrohen materiale mësimore për mësim në distancë për nxënësit e klasave një deri në nëntë të sistemit arsimor në vend.

Gjatë javës së ardhshme, çdo ditë (e hënë - e premte) do të ketë transmetim të video-ligjëratave si vijon:

Shqip:

Prej orës 11:15 në RTK 1 dhe në RTK 4 do të ketë video-ligjërata për lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë për të gjitha klasat 1 - 9.

Turqisht:

Prej orës 12:30 në RTK 2 do të ketë video-ligjërata për lëndët gjuhë turke dhe matematikë për klasat 1 - 5.

Boshnjakisht:

Prej orës 15:30 në RTK 2 do të ketë video-ligjërata për lëndët gjuhë boshnjake dhe matematikë për klasat 1 - 5.

Të gjitha këto video-ligjërata që transmetohen nà « RTK do të bëhen publike edhe në kanalin e MASHTI-t në Youtube (për të tri gjuhët). Për të shkuar te ky kanal hyni në ueb faqen: https://emesimi.rks-gov.net.

Duke filluar nga java tjetër, prej 6 prill 2020, e-Mësimi do të ofrojë video-ligjërata për shumicën e lëndëve të klasave 1 - 9, si dhe atëherë do të bëhet një orar fiks i transmetimit në RTK, sipas klasave, në mënyrë që secili nxënës, varësisht se në cilën klasë është, ta ketë orarin e njëjtë të mësimit në distancë çdo ditë.

E-Mësimi është platformë online për të vijuar mësimin në distancë në shkollat e vendit, për shkak të pandemisë me koronavirus, si pasojë e të cilit deri më tash në Kosovë janë infektuar gjithsej 94 persona, prej tyre një është i shëruar dhe një ka vdekur.

Materialet mësimore të publikuara në këtë kanal janë të hartuara dhe të prodhuara nga mësimdhënësit dhe ekspertët e angazhuar nga MASHTI.


MË SHUME NGA Nacionale