09:12 / 30.03.2020
Komuna e Podujevës po menaxhon mirë situatën në luftën ndaj koronavirusit
UD. i kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Ru
Së fundi në Podujevë edhe një person është infektuar me koronavirus.
UD. i kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, tha se me të marrë lajmin kanë desinfektuar shtëpitë ku ka jetuar ajo.
"Informatat që i kemi marrë nga klinika infektive, janë se gjendja e saj është stabile. Familja e saj është izoluar", theksoi ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Rudari bëri me dije se fshtatrat që janë në karantinë në këtë komunë duhet të hiqen nga karantina dhe të kalojnë në masën tjetër të vetizolimit.
UD. i kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka kërkuar nga qytetarët të rrijnë në shtëpi.























