Të vetëizoluarit në Gjilan e kanë kaluar fazën e kërcënimit të infektimit
BKT
Kosovë

Të vetëizoluarit në Gjilan e kanë kaluar fazën e kërcënimit të infektimit

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka deklaruar sot se gjithë të vet izoluarit për shkak të pandemisë Covid 19 e kanë kaluar fazën e kërcënimit të infektimit.

Haziri në një konferencë për medie, pas vizitës së tij në Spitalin Regjional të Gjilanit tha se ata janë ende duke i trajtuar rastet në fshatrat Zhegër dhe Vrapqiç.

Haziri: Gjithë të vet izoluarit në Gjilan e kanë kaluar fazën e kërcënimit të infektimit

“Gjithë të vet izoluarit në Gjilan e kanë kaluar fazën e kërcënimit të infektimit. Por edhe më tutje me dorëza dhe maska, mjete higjienike të pastrojmë duart mos të ketë kontakte të njerëzve, sepse nuk ka kaluar asgjë”, tha ai.

I pari i Gjilanit edhe nga aty bëri thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet gjatë ditës.

Haziri: Jemi duke trajtuar ende rastet në familjen Shqiri

“Gjilani vazhdon me i trajtua ende rastet në familjen Shaqiri në Vrapçiq, ndërsa rasti tjetër në Zhegër tashmë është testua negativ në testin e dytë. Shpresojmë shumë që testin e radhës gjendja e tij të përmirësohet dhe të trajtojmë si të shëruar”, u shpreh Haziri.

Duke folur për ndihmat që komuna që ai drejton do të bëj për familjet skamnore, Haziri theksoi se askush nuk do të mbetet pa bukë në sofër.

Haziri: Nuk do të mbetet askush pa bukë në sofër

“Nuk ka nevojë me ardh tek ne, ne i qojmë në shtëpi ndihmat çdo familje e regjistruar që ka nevojë, ne nuk e lajmë pa sofër në këtë kohë. Nuk do të mbesin pa ushqim”, tha ai.


MË SHUME NGA Kosovë