​Fshati Bardh i Madh pa ujë, vazhdon puna e sanimit të gypit

​Fshati Bardh i Madh pa ujë, vazhdon puna e sanimit të gypit

Të nderuar konsumatorë të fshatit Bardh i Madh, për shkak të pëpjekjeve disa orëshe të ekipeve të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit për të riparuar gypin e ujit me diametër fi 200 mm dhe pamundësisë për ta përfunduar tërësisht sanimin e tij si shkak i shembjes së vazhdueshme të dheut,  nuk do të ketë ujë të pijshëm deri në sanimin e plotë të tij.

Kjo për shkak që u kanoset rrezik  edhe punëtorëve tanë.

Punimet u monitoruan tërë kohën edhe nga UD i kryeshefit ekzekutiv të KRU” Prishtina” Kapllan Parduzi.

Ju kërkojmë ndjesë si asnjëherë më parë!