Një vajzë nga fshati Pestovë e Vushtrrisë me Covid-19

Një vajzë nga fshati Pestovë e Vushtrrisë me Covid-19

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se sonte është konfirmuar rasti i 7 me Covid-19 në Komunën e Vushtrrisë.

Ai ka lutur qytetarët e kësaj komune që ta ruajnë vetën, familjen dhe qytetin.

“Rri në shtëpi, mbaje distancën mbaje disciplinën e pastërtinë. Pacientja është rast kontakti, e gjinisë femrore, e lindur më 1988 nga fshati Pestovë. Urojmë që të gjithë të prekurit me Covid-19 të kenë shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar ai në Facebook.