Vazhdon dezinfektimi në të gjitha shkollat e Skenderajt

Vazhdon dezinfektimi në të gjitha shkollat e Skenderajt

Me qëllim të parandalimit të infeksionit COVID-19, Komuna e Skenderajt kanë nisur dezinfektimin e të gjitha objekteve shkollore.

Dezinfektimi është bërë në çerdhe, shkollat fillore dhe të mesme të komunës, ka bërë të ditur Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, njofton Klan Kosova.

”Në kuader të zbatimit të masave parandaluese në funksion të mbrojtjes nga korona virusi, Komuna e Skenderajt ditë më parë ka bërë edhe dezinfektimin e të gjitha hyrjeve të banesave të qytetit, rrugeve kryesore, objekteve shëndetësore, të sigurisë etj.

Ky aksion do të vazhdojë deri sa të përfundojë dezinfektimi në të gjithë territorin e Komunës së Skenderajt”, shkruan ai.