Festivali i kopshteve mahnit me botën “zen” brenda një furgoni
Sharr Travel

Festivali i kopshteve mahnit me botën “zen” brenda një furgoni

Lule, gurë, gjeometri, shtigje mikroskopike, rrëke uji. Të gjitha këto, në rimorkion e një furgoni, si ato që përdoren për të transportuar mobiliet nga një shtëpi në tjetrën.

Dhe jo një furgon i vetëm, por dhjetëra të tillë, që përgatiten me vëmendje pothuajse maniakale vetëm për dy orë.

Vetën në Japoni, në vendin ku kopshtet e vogla janë pothuajse një fe, mund të ekzistonte një festival si Kei Truck Garden Contest, që mbledh çdo vit mijëra të pasionuar të kopshteve “zen”.

Siç shihet edhe nga pamjet, cilësia është shumë e lartë, dhe gjykohet nga një juri ekspertësh në bazë të parametrave si projekti, zbatimi dhe ndjesia e përçuar.