Dezinfektohen 33 objekte të shërbimit shëndetësor në Prishtinë

Dezinfektohen 33 objekte të shërbimit shëndetësor në Prishtinë

Nga Komuna e Prishtinës njoftohet se janë dezinfektuar 33 objekte që ofrojnë shërbime shëndetësore në kryeqytet.

Me anë të postimi në Facebook bëhet e ditur se aty do të ketë kujdes të tillë të shtuar, në mënyrë që personeli shëndetësor dhe qytetarët të jenë sa më të sigurt.

Postimi i plotë:

Ka përfunduar dezinfektimi në:

– 15 Qendrat e Mjekësisë Familjare;

– 15 Ambullantat e Mjekësisë Familjare;

– Qendrën Kryesore të Mjekësise Familjare;

– Poliklinikën e Stomatologjisë;

– Dispanzerin Antituberkular

Në këto 33 objekte do të ketë kujdes të shtuar dhe dezinfektim më të shpeshtë, ashtu që personeli shëndetësor dhe qytetarët që shërbehen të jenë sa më të sigurt.

Përndryshe, mos dil pa nevojë! #rriNshpi