Në vetizolim janë punëtorët e marketit ku dolën dy të prekura me Covid-19

Në vetizolim janë punëtorët e marketit ku dolën dy të prekura me Covid-19

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se në këtë qytet të prekur me koronavirus janë 7 persona.

Ai nëpërmjet një statusi në Facebook deklaroi se dy nga të prekurit janë punonjës në një market.

“Ditët në vijim janë vendimtare për të ndalë përhapjen e këtij armiku të padukshëm në qytetin tonë. Në nivel lokal ka angazhim maksimal nga të gjithë akterët dhe janë marrë të gjitha masat mbrojtëse për qytetarët për ruajtjen e shëndetit publik”.

“Të gjitha kontaktet e personave të prekur janë udhëzuar në vet izolim. Punëtorët e marketit ku kanë punuar 2 të prekura po ashtu janë udhëzuar në vet izolim”.

“Koronavirusi është armik i padukshëm, e vetmja mënyrë për ta ndalë është vet izolimi, distanca dhe masat mbrojtëse. Ju lutemi shumë të ruani vetën e familjen tuaj, ruani qytetin tonë, rri në shtëpi, mbaje distancën mbaje disciplinën e pastërtinë”, ka shkruar Tahiri.