Osmani takohet me Xhafer Tahirin, flasin për situatën me virus në Vushtrri

Osmani takohet me Xhafer Tahirin, flasin për situatën me virus në Vushtrri

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani nuk u pajtua me vendimin e partisë së saj LDK-së për rrëzimin e qeverisë Kurti. Dhe si duket kjo bëri që të “hatërohet” gati e gjithë partia.

Por ajo nuk mbeti vetëm. Ditë më parë atë e vizitojë ministri Anton Quni, që po ashtu ishte kundër rrëzimin të Kurtit.

E sot Osmanit i ka ardhur edhe një mbështetje nga një bashkëpartiak.

Atë e ka vizituar kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Tahiri përmes një postimi në FCB ka thënë se takimi kishte karakter njoftues për masat që komuna që ai udhëheq i ka ndërmarr për parandalimin e koronavirusit.

Ky është njoftimi i tij i plotë:

Takim me kryetaren e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Vjosa Osmani.

E njoftova Kryetaren Osmani me situatën emergjente që ka krijuar pandemia e #Covid 19 në Komunën e Vushtrrisë dhe me masat që ne si autoritete lokale kemi ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e #coronavirus.

Komuna e Vushtrrisë dhe të gjitha komunat tjera e kanë mbështetjen e plotë të Kryetares Osmani dhe të Kuvendit të Republikës për të tejkaluar sa më shpejtë këtë situatë pandemie. Kuvendi me anë të legjislacionit do të mbështes të gjitha masat e propozuara bashke nga Komunat e Qeveria për rimëkëmbjen ekonomike dhe mbështetjen për të gjitha rastet sociale të shkaktuara nga Coronavirus.

Këtë betejë do ta fitojmë bashkë prandaj #rrinshpi dhe kështu lufto përhapjen e virusit.