Kinë, Shenzheni ndalon konsumimin e mishit të maces dhe qenit

Kinë, Shenzheni ndalon konsumimin e mishit të maces dhe qenit

Shenzheni është bërë qyteti i parë kinez që ka ndaluar shitjen dhe konsumimin e mishit të qenit dhe maces.

Ky vendim vjen pasi shpërthimi i koronavirusit të ri ka qenë i lidhur me mishin e kafshëve, çka ka shtyrë autoritetet kineze që të ndalojnë shitjen dhe konsumimin e kafshëve të egra.

Por, Shenzheni ka shkuar një hap tutje, duke zgjeruar ndalesën edhe për mishin e maces dhe qenit.

Ligji i ri është thënë se do të nisë së zbatuari nga 1 maji.

Sipas Organizatës, Shoqëria Njerëzore Ndërkombëtare ka thënë se 30 milionë qen vriten brenda një viti për konsumim në Azi.

Megjithatë, praktika e ngrënies së mishit të qenit nuk është shumë e populluar në Kinë, pasi shumica e kinezëve nuk kanë bërë kurrë diçka të tillë.

“Qeni dhe macja si kafshë kanë krijuar lidhje shumë më të ngushta me njerëzit për dallim nga kafshët tjera, andaj ndalimi i konsumimit të mishit të tyre dhe kafshëve tjera është praktikë e zakonshme në shtetet e zhvilluara, sikurse edhe në Hong Kong dhe Tajvan”, është cituar të ketë thënë qeveria e qytetit Shenzen për agjencinë e lajmeve Reuters.

Koronavirusi i ri, që ka shpërthyer fillimisht në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar, ka prekur pothuajse 1 milion persona në gjithë botën.

Aktualisht epiqendër e këtij virusi në botë janë Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 5,000 persona të vdekur.