Lëvizte me 175 kilometra në orë, policët ndalojnë qenin në timon

Lëvizte me 175 kilometra në orë, policët ndalojnë qenin në timon

Kur të gjithë janë mbyllur nëpër shtëpi si pasojë e pandemisë, rrugët dhe autostradat kanë mbetur të boshatisura, ndërsa disa shoferë po e shfrytëzojnë këtë mundësi që të bëjnë gara ilegale me vetura.

Në Toronto të Kanadasë, njësitet policore e kanë ndaluar një veturë që po vozitej me 175 kilometra në orë, në një rrugë të boshatisur.

Gjatë kësaj vozitje të rrezikshme, vetura i shkaktoi dy aksidente të lehta, por ky nuk është lami kryesor dhe i çuditshëm që e raportuan policët që mbetën të hutuar.

Me ta ndaluar veturën, policët e gjetën në prehrin e shoferit një qen, putrat e të cilit ai po i mbante për timoni dhe përpiqej t’i mësonte si të drejtonte veturën.

“Timonin ishte duke e mbajtur një pitbull, ndërsa shoferi tha me shumë bindje, se është duke ia mësuar vozitjen”, ka thënë policja Heathe Axtman, duke thënë se ky është arsyetimi më i çuditshëm në 12 vitet e saj që në këtë detyrë.

Krahas një numri të akuzave mbi shoferin, si ngasje e pakujdesshme, përplasje dhe ikje, vozitje nën efektin e alkoolit dhe rrezikim të jetës së vet dhe të kafshës, atij i është marrë edhe qeni që është dërguar në një qendër dhe ka gjendje të mirë.