10:16 / 03.04.2020
Rahoveci njëra ndër komunat që ende nuk është prekur nga CoVID19
RTKlive
Pas situatës së krijuar së fundmi nga pandemia e shfaqur COVID-19, Komuna e Rahovecit me qëllim të parandalimit të përhapjes së coronavirusit ka marrë të gjitha masat.
Smajl Latifi, kryetar i komunës së Rahovecit, tha se komuna është e moblizuar për menaxhimin sa më mirë për të luftuar pandeminl
"Deri më tani buk kemi asnjërast ne virusin corona. Kemi marrë masa ku kemi dezibfektuar të gjitha hapësirat", tha ai sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai tha se edhe shëndetësia është bërë gati për të parandaluar që ky virus të përhapet në këtë komunë.























