Dimri që lamë pas ka qenë më i nxehti i historisë në Evropë

Dimri që lamë pas ka qenë më i nxehti i historisë në Evropë

Të shpërqendruar nga lajmet shëndetësore, shumë pak kanë vënë re një fakt epokal. Dimri që lamë pas ka qenë i nxehti në histori, në kontinentin Evropian.

Të dhënat që tregojnë këtë dukuri vijnë nga Copernicus Climate Change Service (C3S), një projekt i Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA), financuar nga Komisioni Evropian.

Sipas të dhënave dimri i fundit ka regjistruar temperatura mesatare më të nxehta me 3.4 gradë Celsius nga periudha 1981-2010. Më në detaj, rritja e temperaturës ka qenë me 1.4 gradë nga viti i mëparshëm më i nxehtë, ai 2015/2016.  

Muaji më i nxehtë ka qenë ai shkurt, me +3.9 gradë. Temperatura mesatare evropiane ka kaluar me 0.8 gradë edhe atë botërore

Jo në të gjithë kontinentin rritja e temperaturës ka qenë uniforme. Për shembull, rënia ka qenë nën mesataren në Britani dhe në gadishullin iberik, ndërkohë që diferencat më të mëdha kanë ndodhur në Suedi dhe Rusi.