Bota në pandemi! Vijnë në jetë binjakët Covid dhe Corona

Bota në pandemi! Vijnë në jetë binjakët Covid dhe Corona

Nisur nga situata e pazakontë në të cilën ndodhet globi, si për të qenë në koherencë me zhvillimet më të fundit, dy binjakë në qytetin Raipur të Indisë morën emrat Covid dhe Corona.

Djali dhe vajza erdhën në jetë më datë 27 mars, teksa vendi ndodhej në karantinim. Kur u pyetën se përse vendosën t’i quanin kështu, prindërit thanë se emrat do t’u kujtojnë binjakëve për vështirësitë që ata përjetuan gjatë lindjes së tyre, teksa kombi luftoi së bashku kundër një pandemie vdekjeprurëse.

“Virusi është i rrezikshëm, por i bëri njerëzit të fokusohen te higjiena dhe në zakonet e mira të jetës, prandaj vendosëm t’i quanim ashtu”, tha e ëma.