Brahimaj kujtoi të rënët në masakrën e Kralanit
Gjenerali Lahi Brahimaj kujtoi të rënët në masakrën e Kralanit. Ai përmes një shkrimi në"Facebook" ka thënë se nuk duhet ndalur beteja për drejtësi dhe kthimin e të pagjeturve.
Ky është shkrimi i plotë i Lahi Brahimajt.
"Kujtojmë sot jetët e pafajshme të humbura 21 vite më parë në Kralan. Gjenocidi serb vazhdoi gjatë tërë pranverës, e hakmarrja e tyre në popullatën e paarmatosur, pasonte pas çdo humbje që iu shkaktohej në vijat e frontit.
Po ashtu, me rastin e 4 prillit, ditës së të zhdukurve të komunës së Klinës, nderojmë të gjithë të pagjeturit e kësaj komune, që edhe sot nuk dihet fati i tyre.
Beteja për drejtësi dhe kthimin e të pagjeturve vazhdon. Secili që u bë kurban i lirisë së këtij vendi, duhet të prehet i qetë e nderohet në tokën e Kosovës.
Nderim për sakrificën e bashkëluftetarëve që ranë dëshmorë, Arton Mehmetaj, Halit Coka, Fehmi Shala, Visar Miftari, Kujtim Qallakaj, Shefqet Dervishi, Hysen Sopaj, Maliq Sopaj, Jahir Mazreku, Ilir Hoxha dhe Mustafë Çeku.
Lavdi Dëshmorëve e Martirëve të Lirisë!
#LahiBrahimaji























